Kanë nisur katër hetime paralele për të zbuluar ngjarjen e vrasjes makabër të tre vajzave të mitura në Greqi ku si e dyshuara kryesore është nëna e tyre, Roula Pispirigou. Sipas Protothema, tashmë janë nxjerrë tre arsye të mundshme që kanë çuar të dyshuarën në vrasjen e të miturave
Një nga arsyet mendohet të jetë fakti që ka qenë e zemëruar me ish-bashkëshortin, Manos Daskalakis dhe për tu hakmarrë ndaj tij ka vrarë të bijat.
Arsyeja e dytë mendohet të jetë nevojën që të jetë në qendër të vëmëndjes, pasi 33-vjeçarja thuhet se shpesh bënte veprime për të tërhequr vëmendjen duke lënduar të tjerët.
Ndërkohë arsyeja e tretë sipas gjykatës mund të jetë ndonjë sekret që Georgina mund ta ketë parë ose dëgjuar dhe e ëma nuk ka dashur që kjo të zbulohet.
Autoritetet përpiqen të hedhin dritë mbi misterin e vdekjes së tre fëmijëve nga Roula Pispirigou.