Detaji që kaloi pa u vënë re! Edhe Kiara i kishte bërë një dedikim të veçantë Luizit për Shën Valentin

0

“Prime”- i mbrëmjes së djeshme ishte një ndër më të veçantat në “Big Brother VIP”. Kjo pasi u festua dita e “Shën Valentinit” ku Luizi i bëri dhe një surprizë të shumë veçantë Kiarës.

Ai i dedikoi një këngë moderatores të cilën e kishte shkruar gjatë qëndrimit në ‘burgun’ e BBV.

Mirëpo duket se edhe Kiara e kishte një ‘dedikim’ të vogël për Luizin. Detaji i cili kaloi pa u vënë re ishte në fustanin e kuq që moderatorja veshi gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në anën e majtë të tij ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për partnerin e saj.