Deti Baltik është gati të bëhet një ‘liqen’ i NATO-s, përballë Rusisë

0

Është e qartë se Rusia nuk është e lumtur për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por Putin tha se ky hap dramatik nuk përfaqëson “asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë” për Rusinë dhe komentet e tij të fundit përmbanin disa nuanca të rëndësishme.

Vetëm zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s, tha ai, do të provokonte një përgjigje.

Në një farë mënyre, fakti që dy fuqi ushtarake shumë të afta i janë bashkuar aleancës perëndimore ndryshon pak në terren.

Por një vështrim i shpejtë në hartë tregon se Gadishulli Kola i Rusisë, i mbushur me baza detare dhe kapanone raketash, shtrihet vetëm 100 milje (160 km) nga kufiri me Finlandën.

Dhe shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë, Kaliningrad, e cila tashmë është e vendosur midis anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, së shpejti do të ketë një fqinj tjetër të NATO-s, Suedinë, që do ta shikojë atë nga përtej detit.

Deti Baltik është gati të bëhet një liqen i NATO-s.

Putini e kupton – ndoshta me vonesë – se nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar dy vendet nordike të bashkohen me NATO-n.

Por ai po paralajmëron aleancën që të mos shkojë më tej, duke vendosur raketa ose duke krijuar baza të përhershme në secilin vend.

Lëvizje të tilla nuk kanë gjasa. Suedia dhe Finlanda janë tashmë partnerë të mirëpërcaktuar të NATO-s, me forca të armatosura që janë tashmë shumë “ndërvepruese” me homologët e tyre të NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu