Deputeti i PD Flamur Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij në PD, pas debateve të ashpra që përshkallëzuan në dhunë fizike mbrëmjen e djeshme.
Hoxha, gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për arsyet e dorëheqjes së tij.
“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si antar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, ka thënë Hoxha
Përveç Hoxhës, edhe nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku dhe deputetja Oriela Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë të kryesisë.
Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së.