Dhëndri shpëtohet minutën e fundit pa u vrarë nga vjehrri

0

Një 30-vjeçar me iniciale B.D në Devoll e ka jetën e dytë sot, pasi për një minutë fatlume shpëtoi pa u vrarë nga babai i nuses së vet, nga vjehrri.

Një telefonatë u bë me shpejtësi në Policinë e Devollit nga njerëz të frikësuar për një sherr të madh që kishte shpërthyer në fshatin Baban, në shtëpinë e 53-vjeçari A.K.

Policia njoftoi se patrulla u nis menjëherë në vendngjarje ku konstatoi se 53 vjeçari, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij B.D 30 vjeç, kishte tentuar ta vriste me thikë.

Policia sekuestroi thikën dhe e arrestoi vjehrrin mbi të cilin tashmë bien d yakuza: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu