Dhimbje, hidhërim dhe lot/ Momentet kur viktimat e aksidentit në Kroaci përcillen për në banesën e fundit (FOTO)

0

Disa nga viktimat e aksidentit të para tre ditëve në Kroaci janë përcjellë në banesën e fundit.

Pasditën e sotme iu dha lamtumira e fundit mes dhimbjeve dhe lotëve Sevdail Rrustemit, Ahmet Hoxhës, Leonora Gjotaj Kolmekshajt dhe Kujtim Kastratit, të cilët fatkeqësisht ishin mes 10 personave që humbën jetën nga aksidenti fatkeq.

Ndërkohë që pa varrosur kanë ngelur dy trupa, të cilëve do tu bëhet fillimisht autopsia, për t’i identifikuar, për shkak se asnjë familjarë nuk është shfaqur për të marrë trupat e tyre.

Pasi të dalin përgjigjet e autopsisë, viktimave pritet tu jepet lamtumira e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu