Dhimbje koke për Sylvinhon, mbrojtësi kuqezi dëmtohet para sfidës me Serbinë!

0

ITALI – Një dhimbje kokë më shumë për Sylvinhon, trajnerin e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjes kundër Serbisë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Skuadra italiane e Torinos është pa Ardían Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar, i cili u largua nga fusha herët kundër Parmës të hënën, ka pësuar një tendosje të kofshës.

“Testet e kryera ndaj Ardían Ismajlit kanë zbuluar një tendosje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë. Lëndimi i mbrojtësit do të rivlerësohet në ditët në vijim”, tha klubi në një deklaratë.

Stafi teknik i Kombëtares kuqezi në ankth… Sipas lajmeve paraprake zakonish, ky lloj dëmtimi zgjat 2-5 javë.