Dhimbje muskulore dhe lodhje/Omicron shfaqet në Francë dhe Japoni

0

 – Japonia dhe Franca konfirmuan rastet e tyre të para të variantit të ri të koronavirusit ditwn e sotme, ndërsa vendet në mbarë botën përpiqen të mbyllnin “dyert” ose të gjenin mënyra për të kufizuar përhapjen e tij, ndërsa shkencëtarët studiojnë se sa i dëmshëm mund të jetë.

Sipas Abc news, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku global nga varianti omicron është “shumë i lartë” bazuar në provat e hershme, duke thënë se mund të çojë në rritje me pasoja të rënda.

Autoritetet franceze konfirmuan të martën rastin e parë të variantit omicron në territorin ishullor francez të Reunion në Oqeanin Indian. Patrick Mavingui, një mikrobiolog në klinikën kërkimore të ishullit për sëmundjet infektive, tha se personi që ka rezultuar pozitiv për variantin e ri është një burrë 53-vjeçar që kishte udhëtuar në Mozambik dhe kishte ndaluar në Afrikën e Jugut përpara se të kthehej në Reunion.

“Burri u vendos në karantinë. Ai ka dhimbje muskulore dhe lodhje”, tha Mavingui.

Japonia konfirmoi të martën rastin e saj të parë në një vizitor që mbërriti së fundmi nga Namibia, një ditë pasi ndaloi të gjithë vizitorët e huaj si një masë paraprake emergjente kundër variantit. Një zëdhënës i qeverisë tha se pacienti, një burrë rreth të 30-tave, rezultoi pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Narita të dielën dhe ishte i izoluar dhe po trajtohet në një spital. Kamboxhia ndaloi hyrjen për udhëtarët nga 10 vende afrikane, duke përmendur kërcënimin nga varianti omicron. Lëvizja erdhi vetëm dy javë pasi Kamboxhia rihapi kufijtë e saj për udhëtarët plotësisht të vaksinuar më 15 nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu