Dhjetë punonjës të UNHCR janë vrarë në Gaza gjatë tre ditëve të fundit

0

GAZA- Dhjetë punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt janë vrarë në 72 orët e fundit në Gaza. Kjo e çon numrin total të punonjësve të UNHCR-së të vrarë në Gaza në 63 që nga 7 tetori, shkruajnë mediat e huaja.

“Afro 672,000 persona të zhvendosur brenda vendit janë strehuar në 149 vendstrehime të UNHCR-së në të gjithë Rripin e Gazës, duke u përballur me kushte gjithnjë e më të dëshpëruara,” tha agjencia e Kombeve të Bashkuara në një raport që u publikua këtë të hënë.

Sipas Agjencisë, aftësia për të ofruar ndihmë për jetë është penguar më tej nga ndërprerja 36-orëshe në komunikimet që preku të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë organizatat humanitare. UNHCR raportoi gjithashtu tensione në rritje midis komuniteteve të zhvendosura për shkak të situatës së dëshpëruar. Të shpërngulurit kanë hyrë në magazinat dhe qendrat e shpërndarjes së Agjencisë. Humbje në njerëz ka pësuar edhe komuniteti i gazetarëve. Sipas raportimeve të ditëve të fundit, deri më tani janë vrarë 16 gazetarë të cilët raportonin nga Rripi i Gazës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu