Dhunë në familje dhe vjedhje pasqyrash mjetesh! 7 persona në pranga në Tiranë

0

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. H., 53 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur;

– H. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. F., 63 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital;

– F. C., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;- K. H., 23 vjeç, dhe G. Q., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Milo Duçi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e tre automjeteve të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu