TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha në një intervistë për ‘Euronews Abania’ se incidenti me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, është akt i shëmtuar, por jo një çështje me të cilën duhet të ‘mbytet’ opinioni publik. Ai tha se gjithçka që thuhet acaron më tej frymën politke në interes të atyre që nuk e duan vendin.
“Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush janë ata. Akuzat e opozitës duken shumë të nxituara, kontribon në agravimin e situatës. Duhet hetuar, është e shëmtuar, duhet ti shkojmë me rrënjë.”, tha Lleshaj.