Dhunimi i Petraq Milos, mediat: Skandal! Policia ka mbledhur dëshmi, do merren masa!

0

Vijesti shkruan se Drejtori i Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare kanë marrë deklarime nga punonjësit e asaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të dihet se çfarë sanksionesh do të merren ndaj policëve.

MALI I ZI- Dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë ka sjellë reagime në Malin e Zi. Mediat malazeze kanë publikuar reagime që kanë ardhur pas ngjarjes së ndodhur e raportuar më 18 janar. Vijesti shkruan se Drejtori i Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare kanë marrë deklarime nga punonjësit e asaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të dihet se çfarë sanksionesh do të merren ndaj policëve.

Mediat e konsiderojnë një skandal këtë ngjarje.

“Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin – Muriçan pasi mediat shqiptare njoftuan se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar. Drejtori i Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare kanë marrë deklarime nga punonjësit e asaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të dihet se çfarë sanksionesh do të merren ndaj policëve,”- thuhet në artikull.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Sot u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu