Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Fevziu: Djali i ra dëshmor, sot ato dy vajza goditën mbi ëndrrat e atij që u sakrifikua për atdheun

0

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu e konsideron një goditje mbi ëndrrat e çdo dëshmori që u sakrifikua për atdheun, dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë. Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se djali i të moshuarës, Taulant Nuraj ra dëshmor në luftë dhe e la të ëmën me ‘zemër të përvëluar’ që nga viti 1999 e nuk e lumturoi dot me nipa e mbesa. Fevziu shton më tej se ajo dhunë ka goditur ëndrrat e të gjithë dëshmorëve të një kombi që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur filozofinë e tij.

Postimi:

Kjo grua e moshuar ka qene sot dhimbja e perbashket e te gjithe shqiptareve. E qara e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte per te. Kjo nene kishte nje djale. Ajo do ishte sot me te, e me siguri, do kishte qene e kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtepine e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Ne momentin me te rendesishem e me delikat te vendit te tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UCK-se. Ai vendosi te mbroje me jeten e tij jo vetem te moshuarit, por edhe gjithe qytetaret e Kosoves qe kercenoheshin nga dhuna serbe. Ai ra deshmor ne afersi te Gjakoves ne vitin 1999. Duke lene pas nje foto te vetme, me nje buzeqeshje dhe me bindjen qe shteti per te cilin po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij. Qe prej vitit 1999 kjo nene digjet ne dhimbjen per djalin qe humbi, por me siguri edhe me krenarine qe ai ra deshmor per kete vend. Por vendi te cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot nje skene qe te ngjeth. Gruaja e vetmuar goditet ne nje shtepi pleqsh, nga dy vajza, te dyja me uniforme, ndesa nje e trete e filmon skenen me siguri per ta shfaqur me krenari ne ndonje nga ndenjiet banale te kesaj kategorie qe ska asgje te perbashket me qenien njerezore. Apo pse jo per ta bere edhe virale ne tik tok. Sot ato dy vajza nuk kane goditur vetem nje te moshuar, qe ne vetvete eshte mekati me i madh ne kete bote. Sot ato dy vajza kane goditur mbi enderren e mijera deshmoreve te Kosoves per te ndertuar nje shoqeri me te mire, pa dhunen me te cilet serbet kercenonin shqiptaret. Ato vajza kane goditur mbi besimin e nje kombi te tere qe respektin ndaj te moshuarve e ka pasur ne thelb te filozofise se tij.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu