Dhunohet me sende të forta i mituri në “Ali Dem”

0

Një adoleshent është dhunuar me sende të forta në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 gjatë një konflikti të çastit mes disa personave. Për pasojë, adoleshenti i moshës 16 vjeç ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

“Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu