Dhunohet në banesën e saj gjatë natës e moshuara në Gjirokastër

0

 

Një moshuar është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një person i paidentifikuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster.

Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se dhunuesi ka hyrë në banesë duke e rrahur të moshuarën Pina Qato, 75 vjeçe në shtratin ku flinte, ndërsa i ka shkaktuar fraktura në trup dhe në fytyrë.

“U hap dera para dhe thashë mos është vajza. Vajzën e pashë ishte në vendin e saj dhe u shtriva. Sa u shtriva unë ai erdhi brenda dhe më goditi me grushta. Pastaj më zuri me shqelm. I thashë mos më vra se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Më bëri kështu dhe iku. Nuk ka vjedhur asgjë ë shtëpi. Vetëm mua më sulmoi”, shprehet e moshuara.

75-vjeçarja po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu