A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjkike ndaj gruas së tij. Gjithashtu janë arrestuar dhe tre persona të tjerë P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë goditur me njëri tjetrin me sende të forta për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË SARANDË
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.