Dhunoi një vajzë në palestër, merren masa të rrepta për shqiptarin në Itali, i refuzohet leja e qëndrimit

0

ITALI- Komisioneri i policisë së Peskarës, Luigi Liguori, ka urdhëruar refuzimin e kartës së qëndrimit si familjar për shqiptarin Edmond Xhafa. 48-vjeçari është aktualisht i burgosur në burgun e Pescara-s, pasi kishte sulmuar një vajzë më 20 korrik në ambientet e një palestre.

Më 2 gusht, shqiptari u arrestua për krime, pasi iu gjetën 160 gramë kokainë, një pistoletë model Colt e cila ishte vjedhur si dhe disa shishe me droga anabolike të ndaluara.

Pas këtyre fakteve, më 5 gusht komisioneri Liguori kishte urdhëruar tashmë masën parandaluese të paralajmërimit me ndaj këtij personi. Tashmë ka nisur refuzimi i kartës së qëndrimit për Xhafën.

Burimi: Ilcentro.it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu