TIRANË- Edukatorja, Majlinda Dehima që u shoqërua sot në polici e më pas u vendos se do të hetohet në gjendje të lirë për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, ka mohuar përgjegjësinë për thyerjen e këmbës së të miturës që u konstatua nga grafia mjekësore.
Në dëshminë e saj para forcave policore, edukatorja thotë se vajza mund të jetë lënduar te këmba nga krevati i kopshtit pasi sipas saj aty ka shumë hapësira.
Siç tregon ajo, rreth orës 15:03 minuta vogëlushja ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i është bërë është zbuluar se këmba e saj ishte enjtur. Ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.
Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo ka thënë, se ka bërë që të kishte mendjen teksa shpjegonte pasi vetëm qante.