Dhunoi vajzën e mitur dhe bashkëshorten, vihet në pranga 39-vjeçari. Një i ri nën hetim pasi dyshohet se ka abuzuar me një 15-vjeçare

0

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Pogradec , pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare dhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 38-vjeçar, paso dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Procedim në gjendje të lirë është nisur ndaj një shtetasi 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe.

Për rastin e Voskopit sipas policisë mësohet se 15-vjeçarja ka bërë denoncim për 18-vjeçarin pas një grindje pasi adoleshentët kanë qenë në një lidhje.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur kur të dy kanë qenë nën moshë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu