Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Madje sipas policisë, njëri prej tyre, një 27 vjeçar përveç gruas ka dhunuar edhe vjehrrin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Spcialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij”, thotë policia.
Ndërkohë “më datë 02.01.2023, rreth orës 00:05, në sheshin “Skënderbej”, nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital shtetasi G. O., 58 vjeç, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak”
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.