Dhunonin dhe grabisnin të mitur/ Kapet banda në Lombardi, arrestohen 8 persona

0

 Tetë të rinj janë arrestuar nga karabinierët, pasi rrihnin dhe grabisnin të mitur në park. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i tyre u bë pas urdhrit nga gjyqtari hetues i Gjykatës për të Mitur të Milanos.

Hetimi ka nisur nga sulmi ndaj një djali të cilit e rrethuan dhe kërcënuan iu për t’i grabitur 30 euro që kishte në xhep, në parkun “Villa Filippini” në Besana Brianza, në provincën e Monzës.

Të nesërmen grupi u kthye në të njëjtin park, ku detyroi disa bashkëmoshatarë dhe miq të viktimës së parë të sulmit të hiqnin këpucët dhe rrobat, pasi i kishin shtyrë dhe kërcënuar.

“Unë vjedh gjithçka që më pëlqen,”– janë fjalët e një prej sulmuesve.

Të nesërmen banda e të miturve u kthye në park për një “ekspeditë ndëshkuese” kundër të njëjtit grup shokësh, të akuzuar se kishin “spiunuar tek policët”. Tre prej tyre përfunduan në spital me mavijosje të ndryshme nga rrahjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu