Shqipëria
Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.
Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehjtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor dhe Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Edhe gjatë ditës së premte; republika e kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e
pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të saj.
Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht moti e kthjellët në Kosovë.