Diell dhe temperatura, njihuni me parashikimin e motit për sot

0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 31°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 25°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu