Diell dhe temperatura tepër të larta, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

0

Vendi ynë  mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë

nga Veriu i kontinentit Afrikan, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve

në pjesën më të madhe te Shqipërisë. Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të pakta

dhe të përkohshme në zonat malore, por të cilat nuk do të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke

luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi

Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det një dallgëzim prej 4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu