Rajoni i Mokrës ka mbetur prej më shumë se një ore pa drita. Shkak raportohet të jetë bërë një difekt në stacionin elektrik të Gurit të Kuq. Momentalisht, grupi teknik i OSHEE-së në Pogradec ka shkuar në terren për të riparuar difektin, por nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia elektrike.