Digjen dy makina gjatë natës

0

Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Sipas policisë mësohet se si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti tip Smart në pronësi të shtetases K.D., dhe një tjetër makinë tip Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është aksidentale dhe ka ndodhur në momentin që makinat kanë qenë të parkuara.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale”, shkruhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu