VLORË- Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë dhe është djegur në Vlorë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjeti ka qenë i prakuar në lagjen ‘Rilindja’ në momentin që ka marrë flakë. Sipas verfikimeve të bëra, mjeti në fjalë i përket të resë me inicialet A. Xh, banuese në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht raportohet se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi zyrtar:
Më datë 27.08.2022, rreth orës 17:10, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur në brendësi, një automjet i parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.