“Digjet” Franca/ Nuk ndalen grevat për moshën e pensioneve, qytetarët përplasen me policinë

0

Francezët janë ende të revoltuar me projektligjin e presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, e cila solli përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Pavarësisht organizimeve dhe marshimeve në rrugët e qytetit ata janë përplasur edhe me policinë.

Mijëra demonstrues nuk braktisën organizimet kundërshtuese, duke regjistruar ditën e nëntë të protestave ndërkombëtare.

E gjithë situata solli ndërprerjen e shërbimit të trenave në të gjithë vendin, protestuesit bllokuan portet dhe rrugët. Ata nuk nguruan të bllokojnë edhe pikat më të famshme turistike, përfshirë Kullën Eifel në Paris.

Qeveria vendosi në gatishmëri mbi 12 mijë policë, të cilët do të monitoronin situatën duke u përballur me mijëra protestues.

Vendimi i Macron javën e kaluar për të detyruar ligjin e pensioneve të miratohet ka sjellë pakënaqësi tek populli francez, por jo vetëm.

E gjithë situata e tensionuar është pasqyruar tek deputetët parlamentarë, të cilët vazhdimisht kanë shqyrtuar projektligjin.

Ligji problematik për francezët do të shqyrtohen nga Këshilli Kushtetues, i cili do të sigurohet që është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa vendimi do të jepet brenda muajit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu