Digjet një Fuoristradë në Vlorë.
Mjeti u gjet në vendin “Kanali i Motorrit”.
Policia dyshon se mund të ketë lidhje me ndonjë vepër kriminale.
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.