Mëngjesin e sotëm, një kamion është përfshirë nga flakët në ecje, ndërsa po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Tiranë- Elbasan.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tunelit të Krrabës. Nuk raportohet për të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, pasi u “paralizua” përkohësisht.