Një zjarr ka përfshirë një punishte të braktisur të përpunimit të drurit në Gjirokastër.
Punishtja ndodhet në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të Viroit ku një grup specialistësh të ardhur nga Tirana teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kanë ndeshur në një bombol gazi duke shkaktuar zjarrin, raporton gazetari i “ABC”, Elidon Berberi.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohen dëme në njerëz veçse materiale. Zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.





