Kanë nisur të shfaqen zjarret e parë në territorin e Bashkisë Kukës, në këtë sezon veror. Në fshatin Kalimash në afërsi të rrugës Kolsh-Kalimash është shfaqur një vatër zjarri ditën e sotme. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe për shuarjen e tij në një kohë rekord u angazhua Shërbimi Zjarrëfikes i Bashkisë Kukës.
Në shuarjen e shpejtë dhe në ndihmë të zjarrëfikëseve kontribuan vullnetarisht edhe banorët e zonës. Nga vlerësimi paraprak mësohet se janë djegur 1500 katrorë pyll me gështenja.