Digjet shtëpia në Vlorë, shkak i zjarrit një qiri i ndezur

0

Një shtëpi në qytetin e Vlorës është djegur mëngjesin e sotëm. Mendohet se shkak i ndezjes së flakëve ka qenë një qiri i ndezur. Mësohet se banesa ishte dhënë me qera. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa në banesë nuk ka patur persona.