Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, nga vendngjarja shutllunga të mëdha tymi dhe zjarr i madh, kanë përfshirë gjithë zonën ku është duke u djegur autobusi.
Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë pasditen e sotme. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, nga vendngjarja shutllunga të mëdha tymi dhe zjarr i madh, kanë përfshirë gjithë zonën ku është duke u djegur autobusi. Shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Por fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar nga zjarri i madh që përfshiu autobusin
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.