Ivana Knoll është një nga tifozët më seksi të Kupës së Botës. Ajo së fundmi ka pohuar se dikush është përpjekur që t’a detyrojë të krijojë një llogari në faqen për të rritur, “OnlyFans”.
Kujtojmë se modelja kroate u bë një sensacion i internetit gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, pasi fotografitë e ndryshme të saj të veshura me veshje zbuluese në ngjyrat e vendit u bënë virale gjatë turneut.
Ish-Miss Kroacia ka me miliona ndjekës në rrjetin social “Instagram” dhe është fotografuar me disa nga emrat më të mëdhenj në të gjithë sportin, duke përfshirë Erling Haaland, Shaquille O’Neal dhe ish-kampionin e Formula 1, Fernando Alonso.
31 -jeçarja ka konfirmuar se do të shkojë në Gjermani për Euro 2024, me Kroacinë që konkurron në Grupin E së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.
Por përpara turneut, Knoll ka zbuluar se për shkak të vështirësive në “Instagram”-in e saj, ajo duhej të refuzonte kërkesën e dikujt për të krijuar një llogari në “OnlyFans”.
Në një postim në “Instagram”, ajo tha:
“Nuk e di nëse e keni vënë re, por Instagram po raporton gjithçka që unë postoj. Dikush është prapa, i cili po përpiqet të më detyrojë të krijojë një llogari në OnlyFans, por më lejoni t’jua them këtë, unë kurrë nuk do të krijoj një OnlyFans”.