Dimri i dytë në kasolle/Jeta e vështirë e 76 vjeçares

0

Dikur në këtë kasolle mbahej një gomar, ndërsa prej më shumë se një vit në të banon 76 vjecarja Fatushe Masha nga Mazha e Vogël e Bubqit. Pas tërmetit të nëntorit të 2019 e moshuara nuk ka ku të futë kokën.

Trauma që pësoi nuk i ka kaluar ende. Ka qëndruar me sytë me lot nga dera me shpresën se ndonjë zyrtar do kujtohej për të.

“Qeverisë i kërkoj shtëpi ç’ti kërkoj më ka lënë përjashta kam një vit. Jena mbaru. Kur ka rënë shtëpia mos u harroftë një zhurmë e madhe ikën e dritat. S’dija ku të shkoja se ërrësirë. Më ka kapur djali. Më duket sikur tundët toka dhe kur ulem këtu. A ka ardhur kush të pyesë si jam? Jo”, ka thënë ajo.

Këtë dimër me dëborë tregon se ka shumë ftohtë. Në mbrëmje shkon e fle në banesën e nipit dhe në mëngjes kthehet në këtë kasolle.

Thotë se as ndihma ushqimore nuk i sjell më njeri.

“Tek të tjetër çojnë ndihma oriz e sheqer. Ve groshë dhe ha tre ditë dhe presh”, është shprehur 76 vjeçarja.

Kjo e moshuar ka dhe fëmijë por ata kanë hallet e tyre.

“Na zuri kjo ditë ne me vdek. Nusja është me herniediskale s’vjen dot, vjen djali nganjëherë është me sëmundjen e sheqerit njëri i shtrirë këtej njëri andej të bëhemi tre të sëmurë ne. Më mirë vdes vetëm këtu”.

Vajza e saj Dhurata shkon e viziton nënë pothuajse çdo ditë. Bën 5 km rrugë nga Mazhe e madhe ku jeton me bashkëshortin dhe vjehrrin gati 100 vjec për ti shërbyer sadopak të ëmës.

“Kjo është sëmurë s’ka ku shkon. Kërkon shtëpi ndihmë. Ska ushqime fare ska të hajë. Merr tek kopshti ndonjë pras dhe e ha”, ka thënë vajza e saj.

Po mos kem këtë unë kisha vdek. Ç’të bëjë e kjo ka plakun 100 vjec”, shprehet 76 vjeçarja.

Dhurata pasi takon të ëmën kthehet në Mazhe të Madhe i shërben dhe vjehrrit të saj që është I verbër. Në mars Rramazan Rrushi mbush 100 vjec ka probleme dhe në artikulim. Ka një brengë për dy djemtë e tij.

“Ka dy çuna që jetojnë në çadër është i vjetër dhe thotë kam qejf mos më largohen se kur sëmuret shumë ka nevojë që të vijnë tek ai”, thotë nusja e tij.

Prej nëntorit të 2019 me dhjetëra familje në Bubq jetojnë në çadra dhe kontenierë. Është dimri i dytë që këto familje po për përballen me të ftohtin dhe kushtet të vështira ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu