Dinamo, ‘nëndetësja’ thërret për ndihmë! Vllaznia e shtyn drejt rënies

0

Nuk është një moment i mirë për Dinamon, ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në këtë sezon me blutë që vazhdojnë rezultatet negative dhe tani rrezikojnë seriozisht elitën. Në javën e 23-të, Vllaznia fiton me shifrat 2-1. Goli i parë do të vinte në minutën e 17′ me Latifin i cili do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Latifi fiton një penallti, që pasi konfirmohet nga VAR, e kthen në gol. Dinamo ka një mundësi të artë që të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë, por Sidibe nuk arrin që të çojë topin në rrjetë.

JuSugjerojmë
Dinamo-Partizani, fanelat e ‘rënda’ nuk shënojnë gola! VAR protagonist në derbi
Skënderbeu largon mallkimin e humbjeve, por barazimi me Vllazninë nuk e largon nga fundi

Pjesa e dytë nis me gol. Është sërish Ante Aralica që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 48′ dhe kësaj radhe goli vlen. Dinamo mundohet të reagojë dhe rrezikon me Demirin dhe Chinedu por pa arritur që të kalojë portierin Qarri.

Vllaznia zbret rrezikshëm në kundërsulm dhe i afrohet edhe golit të tretë me Latifin. Dinamo shënon me Sofranac 5 minuta para përfundimit të sfidës dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por nuk arrin që të evitojë humbjen në Shkodër.Vllaznia merr tre pikë të arta që e afrojnë shumë me Europën, ndërsa Dinamo është në krizë të plotë dhe tashmë ka zbritur në zonën që të çon në kategorinë e parë.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu