Direktiva e BE: Nga viti 2040 do të ndalohet ngrohja me kaldaja me gaz

0

Komisioni Evropian kërkoi sot ndalimin e kaldajave me gaz nisur nga viti 2030 në një përditësim të direktivës së bllokut për performancën e energjisë për ndërtesat.

Sipas Argus, direktiva e ndryshuar thotë se shtetet anëtare duhet të lejohen të subvencionojnë kaldaja të reja me “karburante fosile” deri në fund të vitit 2026. Duke iu referuar mundësisë së një ndalimi në nivel BE, nënkryetari i komisionit Frans Timmermans tha se ata nuk kishin kompetencë për një vendim kaq madhor.

“Rrethanat janë të ndryshme ndërmjet shteteve anëtare”, tha ai.

Timmermans mbikëqyr punën legjislative që zbaton uljen e synuar të BE-së prej 55 për qind në emetimet e gazeve serrë (GHG) deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Duke rritur normat e rinovimit dhe duke kërkuar që ndërtesat e reja që nga viti 2030 të instalojnë sisteme ngrohjeje me emetim zero, direktiva e rishikuar synon të ndihmojë vendet anëtare të arrijnë një pjesë prej 49 përqind të burimeve të rinovueshme deri në vitin 2030, të përcaktuar në direktivën e rishikuar të burimeve të rinovueshme.

Komisioni tregon se propozimi për ndërtesat do të rrisë normat e rinovimit, duke mbështetur kështu zëvendësimin e kaldajave joefikase me lëndë djegëse fosile nga sisteme pa emetime të drejtpërdrejta si pompat e nxehtësisë dhe teknologjitë e tjera të rinovueshme. 15 përqind e ndërtesave me standardet më të ulëta të performancës energjetike të BE-së do të duhet të përmirësohen, me një afat kohor prej 2027 për ndërtesat jorezidenciale dhe 2030 për ndërtesat e banimit. Propozimi i komisionit, nëse miratohet nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian, do të kërkojë që ndërtesat e reja të mos krijojnë emetime karboni në terren nga viti 2030, me një afat më të hershëm deri në vitin 2027 për ndërtesat e reja publike.

Direktiva e rishikuar e ndërtesave nuk mandaton një datë të ndërprerjes në nivel të BE-së për kaldajat me lëndë djegëse fosile, por ajo paraqet një bazë ligjore për ndalimet kombëtare. Direktiva e rishikuar do të kërkonte gjithashtu që shtetet anëtare të hartojnë plane kombëtare ndërtimi që përfshijnë udhërrëfyes për heqjen graduale të karburanteve fosile në ngrohje dhe ftohje deri në vitin 2040. Gjithashtu shtetet e BE-së do të duhet të krijojnë një “rrugë” për të transformuar stoqet kombëtare të ndërtesave në ndërtesa me emetim zero deri në vitin 2050.