Pas akuzave për sulm seksual dhe kërcënime me vdekje ndaj ish-partneres Harriet Robson, Mason Greenwood u pezullua nga Manchester United, u refuzua nga tifozët dhe madje u hoq nga skuadra angleze në lojën virtuale FIFA 22.
Sulmuesi u arrestua, më pas me kusht është liruar dhe tani vajza që e denoncoi del dhe flet sërish në Instagram: “I jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi. Faleminderit. Ditët e fundit kanë qenë të vështira: tani do të bëj një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale ndërsa policia vazhdon hetimet”, ka shkruar ajo.