Disa ide/Si të organizoni një darkë elegante për fundvitin

0

31 dhjetori është afër dhe është koha për t’u përgatitur për darkën e fundvitit. Nëse këtë vit është radha juaj të organizoni festën, ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të krijoni një atmosferë elegante dhe të paharrueshme.

Kur vjen puna te dekorimi i tavolinës, qëndroni larg ekzagjerimeve. Shumë dekorime mund të krijojnë një kaos të panevojshëm. Ky vit kërkon një kombinim të shijes dhe cilësisë, ku eleganca dhe thjeshtësia janë çelësi. Mundohuni të shmangni tendencat ekstravagante dhe përqendrohuni te detajet që ofrojnë një atmosferë të rafinuar dhe të ngrohtë.

Sipas etikës së darkës, ngjyrat që do të përdorni për të zbukuruar tavolinën duhet të jenë: jeshile, e kuqe, e artë, argjendtë dhe e bardhë. Këto ngjyra mund të kombinohen në mënyrë të harmonishme, por mos harroni t’i përdorni në dysh, për të ruajtur një balancë estetike. E kuqja mund të përdoret për detaje, ndërsa e bardha është ideale për pjatat. Një tjetër detaj i rëndësishëm janë gotat e kristalit dhe pecetat e artë, që shtojnë një prekje elegancë.

Një tjetër rregull i rëndësishëm është që zbukurimi i tavolinës të mos e pengojë shikimin e të ftuarve. Prandaj, shmangni përdorimin e elementeve që janë shumë të larta, pasi jo vetëm që do të dëmtojnë estetikën, por do të kufizojnë mundësinë për të pasur biseda të këndshme me të ftuarit tuaj.

Pas një darke të mrekullueshme, kujdesuni për disa rregulla të vogla që reflektojnë mirësjelljen tuaj. Mos përdorni kunja për dhëmbët dhe shmangni ngritjen nga tavolina menjëherë pasi keni mbaruar së ngrëni, pasi kjo mund të krijojë përshtypjen e mërzitjes apo mungesës së interesit.

Përgatituni me kujdes dhe përqafojeni elegancën dhe thjeshtësinë që do t’ju bëjnë të dukeni të paharrueshëm këtë fundvit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu