Disa javë pasi u rrah nga një grup të rinjsh, vdes në spital i riu

0

Një i ri i quajtur Ermal Delija, nga Mitrovica raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e QKUK. Delija raportohet se ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga një sulm i dhunshme i ndodhur disa javë më parë.

Sipas mediave në Kosovë, Ermal Delija u rrah nga një grup të rinj dhe përfundoi me lëndime të mëdha në spital dhe për disa javë qëndroi në gjendje kome. Pasi doli nga gjendja e komës dhe nga spitali, i riu mësohet se ishte pajtuar me familjet dhe personat që e kishin dhunuar.

Për fat të keq, para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK. Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu