Disa përfundime post 6 Mars

0

Nga Ylli Manjani

Grupimet politike në vend kanë humbur qytetarinë jo politike. Shtresën e mesme dhe madën e madhe të shqiptarëve jo partiakë. Mospjesmarrja në votime është shumë më e lartë sesa ata që votojnë.

Vota qsrtësisht ndahet numerikisht sipas votuesve militantë, votuesve të interesit dhe rrethit familjar.

Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që motivojnë shunëmicën e votës militante. Rama ca më shumë sepse është në krye. Berisha pas rikthimit mbetet ende politikan frymëzues, ndonëse ende jo në masën e madhe të popullsisë.

PS tashmë është bërë një monstër elektorale. Megjithse keqqeveris, abuzon e ja fut rregullisht këtij mileti, prap votohet.

Vendi ka nevojë urgjente për alternativë politike. Këto (alternativat pra) që janë në xhiro garantojnë qelbjen e Ramës në qeveri.

Luli Basha tashmë është meme. Politikisht i mbaruar. Ende një thikë e pushtetit e ngulur në kurriz të opozitës zyrtare.

Partitë e vogla duhet të shpejtojnë të japin me qera selitë e tyre, se vota nuk kanë më.

Ambasadorët as të japin e as të heqin vota. As e qeth njeri për ta. U rrofshin selfiet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu