Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir, guvernatori: Era e fortë po favorizon zjarrin

0

Territori turk po lufton me zjarret në pyje ndërsa moti ngrohet. Sipas mediave vendase, ekipet janë mobilizuar kundër zjarreve në pyje, përkatësisht në vatra që shpërthyen në rajone të ndryshme. Pas zjarrit në pyje që shpërtheu në lagjen Menderes të Izmirit, lagjet Gaziemir dhe Seferihisar u përfshinë gjithashtu nga flakët.

Mediat turke shkruajnë se zjarri që shpërtheu midis lagjeve Menderes dhe Seferihisar të Izmirit po vijon teksa erërat e forta që fryjnë me shpejtësi nga 70 deri në 117 km/orë në rajon po ndikojnë negativisht në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Si pjesë e përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, 1,113 personel, 122 makina zjarrfikëse, 74 autobote uji dhe 84 pajisje ndërtimi po punojnë aktualisht në terren.

“Në rajon fryn erë e fortë. Avionët tanë që mund të hedhin 12 ton ujë janë duke punuar. Kur shpejtësia e erës zvogëlohet, disa nga helikopterët tanë ngrihen dhe mund të bashkohen me ndërhyrjet. Po përpiqemi gjithashtu të shuajmë zjarrin me ekipet tona tokësore. Kemi evakuuar plotësisht 3 fshatra tani. Po vazhdojmë të evakuojmë lagjet më të mëdha Cumhuriyet dhe Atatürk. Nuk ka viktima ose të lënduar”, tha guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban.