Dita botërore e njerëzve me aftësi të kufizuar/ Fëmijet e shkollës zëra jete organizojnë aktivitet

0

Në kuadër të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, shkolla “Zëra Jete” në bashkëpunim me shkollat 9-vjecare “Sulë Harri”, “Ali Agjahu” dhe “Naim Frashëri, organizuan një aktivitet, nën moton: “Sëbashku Ne Mundemi”. Mësues, prindër dhe fëmijë u bënë bashkë për të ngritur zërin se edhe fëmijët e shkollës speciale “Zëra Jete” janë njësoj me bashkëmoshatarët e tyre. Fëmijët me aftësi ndryshe mbanin pankarta në duar me qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese në lidhje me ta. Aktiviteti përmbante një larmishmëri poezish, këngësh, punimesh me dorë, por edhe tregime dhe ngjarje të vërteta nga fëmijët e shkollave të tjera. Dy mësueset organizatore të shkollës shprehen mjaft të lumturua për aktivitetet që në shkollën e tyre janë të shpeshta. Ato shprehen se për këta fëmijë nuk mund të mjaftojë një ditë e vetme për të ngritur zërin.
Ndërkohë që nga prindërit shihet një anë tjetër e medaljes. Ato kërkojnë kushte më të mira sepse mes prindërish ka edhe të tillë që u mungon transporti dhe vijnë nga larg.

Përsa i përket drejtoreshës së shkollës speciale “zera jete” Rezarta Bicoku për këta fëmijë duhet të krijohen më shumë hapësire e mirë për ta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu