Dita e 2! Dera e selisë së PD nuk hapet, Bumçi: Të shtunën do çlirohet bunkeri

0

Një grup anëtarësh të Komisionit të Përhershëm të Rithemelimit i janë drejtuar këtë mesditë selisë së Partisë Demokratike.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur te dera e selisë, e cila është e mbyllur.

Grupi, që drejtohet nga deputetët Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso, kanë trokitur te dera e selisë dhe po presin që të hapet.

Duke folur për media jashtë selisë blu, deputeti Bumçi u shpreh se PD është kthyer në bunker, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur me asnjë parti politike në këto 30 vite.

“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha deputeti Bumçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu