Dita e dytë e mbledhjes së Ramës me ministrat dhe grupin parlamentar/ Fokusi, programi elektoral! Drejtuesit politikë dorëzojnë propozimet për deputetë

0

TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet mbledhja e dytë me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me kabinetin e ministrave dhe grupin parlamentar të PS-së. Rama ka mbërritur sot në Pallatin e Brigadave për mbledhjen nga ku mësohet se po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet me dije se fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.

Mësohet po ashtu se drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve. Nga ana tjetër, emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara 12 marsit 2025.