Dita e fundit e fushatës në Kosovë, Qytetarët të dielën drejtohen kutive të votimit

0

Subjektet politike në Kosovë kanë kohë vetëm edhe sot të bëjnë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, fushatë kjo që nisi më 3 shkurt.

Për zgjedhjet parlamentare, subjektet politike kanë pasur kohë dhjetë ditë që të shpalosin para qytetarëve plan-programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë.

Subjektet politike do të përmbyllin fushatën zgjedhore të premten në mesnatë, ndërsa dita e shtune do të jetë heshtje zgjedhore.

Kryesisht, tubimet e subjekteve politike kaluan të qeta dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por në këto tubime të partive politike nuk janë respektuar masat antiCOVID-19.

Inspektoriati në Prishtinë ka dhënë 11 gjoba për subjektet politike, të cilat nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Tri gjoba për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tri gjoba për Partinë Demokratike të Kosovës, dy gjoba për Lëvizjen Vetëvendosje, dy gjoba për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe një gjobë për Nismën Socialdemokrate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu