Ditën e sotme po mbahet sërish protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve. Ndërsa numri i qytetarëve vijon i lartë, njëri prej protestuesve ka thënë se kërkesa ishte që taksat dhe çmimet të shkojnë në të njëjtin nivel që kanë qenë në vitin 2013.
Në rast të kundërt, protestuesi u shpreh se Rama duhet të largohej nga posti i kryeministrit dhe të linte dikë tjetër ta merrte në dorë situatën për zgjidhjen e krizës.
Qytetari: Çmimet janë çdo ditë në rritje se nëse nuk do ishte kështu edhe njerëzit nuk do mblidheshin. Situata siç duket do shkojë edhe më keq.
Pyetje: Mendoni se do ketë reagim?
Qytetari: Unë në profesion jam financier dhe e kuptoj kryeministrin sepse duke qenë se borxhi publik është shumë i lartë, nuk mund të ulen taksat sepse falimenton. Kërkesa ime është që taksat të shkojnë në nivelin e 2013-tës, nëse nuk e bën dot këtë, hap krahun dhe largohu. Sepse ka persona të tjerë të cilët mund të bëjnë këtë punë.