Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, reagon Meta: Figurë që frymëzon në çdo kohë

0

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës. Duke e personifikuar si simbolin e vuajtjeve në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Meta u shpreh se figura e tij frymëzon në çdo kohë përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.

Presidenti e krahasoi Mandelën dhe me figura personalitetesh në Kosovë dhe Shqipëri si At Zef Pllumbi, Pjetër Arbnori dhe Adem Demaçi, të cilët vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë.

Postimi i plotë i ilir Metës: Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës na risjell sot në vëmendje veprën dhe trashëgiminë e vlerave të një personaliteti të madh dhe të paharruar, simbol të vuajtjeve në emër dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, i cili frymëzon në çdo kohë me angazhimin dhe përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.

Në Shqipëri dhe në Kosovë ne kemi patur At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin dhe mijëra ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë për idetë, besimet dhe kulturat e njëri-tjetrit, si dhe gjithmonë syçelët për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu