“Ditë e rëndë për popullin shqiptar”, ish-luftëtari i UÇK: Nën akuzë ata që me pushkë në dorë çliruan Kosovën

0

Sadik Zeqiri, ish-ushtar i UÇK, e ka cilësuar ditën e sotme trishtuese për mbarë kombin shqiptar.

Në “Drejt” ai tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohen për sulme në 12 stacione të policisë serbe dhe për organizimin e UÇK në fshatra për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen e vet.

Zeqiri: Ka qenë një ditë e veçantë për keq në Kosovë dhe gjithë shqiptarëinë. Ata njerëz që kanë nisur luftë e UÇK kundër një okupatori si Serbia e cila ka dëbuar nga Kosova mbi 1 milion vetë përpos që ka vrarë mbi 11 mijë persona. Në bankën e të akuzuarve gjenden ata që kanë menduar dhe me pushkë në dorë për të çliruar në këtë vend. Akuzohen për sulme në 12 stacione të policisë ose për organizimin e UÇK në fshatra për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen e vet.

Ka qenë një ditë e rëndë për popullin shqiptar të shohësh të ulur në gjykatë edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, njeriun që ka nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë, pavarësinë e Kosovës. Jakup Krasniqi, profesor i nderuar, ish i burgosur me mbi 12 vjet në Serbi. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, drejtues i një partie politike dhe një luftëtar i shquar si Rexhep Selimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu